Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley
Një stjuardese është dënuar me 29 muaj burg, pasi akuzohet se është përfshirë në një rrjet të paligjshëm të tregtisë së drogës.
Alexandra Dobre, 27-vjeçe, ka punuar për linjat ajrore Ryanair dhe Wizz Airr me bazë në Aeroportin Luton të Londrës. Por ashtu sikurse edhe shumë persona të tjerë, Alexandara u gjend e papunë gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit, e për të mbijetuar, ajo thotë se u detyrua të shiste drogë.
Ajo ka treguar në hetuesi se nisi fillimisht marrëdhënie me një burrë që u njoh në një aplikacion takimesh në rrjete sociale, e më pas ra dakord me të që të tregonte lëndë narkotike.
Policia prej kohësh po ndiqte lëvizjet e së resë, e një mbrëmje pas një kontrolli rutinë, ata gjetën në çantën e saj një sasi të konsiderueshme dorge, të ndarë në disa sasi. Në total 27-vjeçares i janë gjetur 19.4 gramë kokainë e pastër, si edhe një shumë prej 500 paund. Të gjithë materialet e sekuestruara i kaluan prokurorisë, e cila vendosi më pas ta dënonte me 28 muaj burg Alexandra Dobre-n.
Top Channel