Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kryejmë nderime në vendin ku u vra Martin Cani
24/11 20:58
Deputeti Ralf Gjoni pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve tha se u mor ky vendim pasi atje nuk kishte asnjë masë serioziteti nga ana e palëve politike.
Ai theksoi se për sa kohë atje nuk ndryshohet ky qëndrim ata nuk do të marrin pjesë.
“Jemi konsultuar si kolegë opozitarë për tu larguar se ndjejmë se nuk ka asnjë masë serioziteti. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund kërkesës sonë që është mirë që të ketë gjithëpërfshirje edhe me ata që janë jashtë. Ne do të jemi atje, por për sa kohë nuk ka seriozitet nuk do të marrim pjesë. Nuk do bëhemi pjesë e asaj fasade”, tha Gjoni.
Top Channel