Cilësohej si një nga premtimet më të mëdha për futbollin zviceran, por zgjedh të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Andi Zeqiri ka rikthyer diskutimet për federatën helvetike në një sport ku shumë talente me origjinë shqiptare zgjedhin të mos përfaqësojnë vendin me flamurin e bardhë.

21 vjeçari që luan aktualisht me Lozanën dhe po finalizon nëj transferim në premier Lig, do të luajë për Kosovën, madje që në Play Offin e programuar në Tetor. Mediat zvicerane e quajnë një humbje të madhe talentin e rritur në shtëpi. Andi Zeqiri ishte një nga heronjtë e U-21 të helvetikëve me 7 gola të shënuar në Europian. Por ai ka zgjedhur Kosovën pas negociatave me federatën.

Vetë futbollisti që ka mbrojtur më parë fanelën zvicerane me të gjitha ekipet e moshave, nuk ka dalë me një qëndrim publik për të mos dëmtuarburokracitë e FIFA-s. Por sulmuesi i Lozanës që me gjasë nga kjo vjeshtë do luajë me Brajton në Angli, ka dërguar të gjithë dokumentacionin dhe pret të jetë në fushë për përfaqësuesen e Shaland ndaj Maqedonisë së Veriut në 8 Tetor, e më pas në Ligën e Kombeve ndaj Sllovenisë e Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA