Presidenti serb Aleksandar Vucic u shpreh se të gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen, por jo “në përputhje me rregulloret e Kosovës”, sepse, sipas tij, “nëse gjithçka shikohet në këtë mënyrë, që të jetë në përputhje me rregulloret e Prishtinës ose Beogradit dhe të mos ndryshohet asgjë”, atëherë “është e pamundur të arrihet ndonjë kompromis”.

Vuçiç i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd nëse e konsideron sinjal të mirë deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, se gjithçka që është nënshkruar më 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet me rregulloret e Prishtinës. Kreu i shtetit serb u shpreh se në Bruksel nuk është diskutuar për zbatimin në bazë të rregulloreve, sepse në atë rast, negociatat, sipas tij, nuk do të ishin të nevojshme.

“Kemi negociuar, sepse jo gjithçka është në përputhje me rregulloret. Mesazhet e Prishtinës shpesh nuk janë të qarta për mua, sepse nuk janë racionale”, tha ai. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më vonë se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA