Vjedhje, falsifikim dokumentesh e dhunë në familje, bien në pranga dy persona në kërkim
29/09/2020 12:33
Dy persona të shpallur në kërkim dhe një tjetër janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë e Sarandë.
U arrestua Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në Sarandë u arrestua S. M., 52 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërsa i arrestuari i tretë është F. M., 45 vjeç, banues në Krane, Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.
Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel