Ka startuar sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

I pranishëm në në programin e finnacimit të BE-së si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se do të jepen 40 milion euro për rimëkëmbjen e trashëgimisë kultutore, e cila u dëmtua nga tërmeti.

“Nga tërmetit pati dëmtime edhe trashëgimia kulturore, na kanë mbetur në mendje muret e shek. 5 që ranë në Durrës. Monumente, simbole kulture që flasin për historinë. Shkatërrimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në historinë e vendit. 50% e monumenteve janë të rrezikuar dhe kanë pas pasur dëmtimë në nivel të mesëm, ose të ulët. Bashkimi Europian do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti. Ne e kemi quajtur BE për kulturën”, ka deklaruar Soreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA