“S’kemi kohë të humbasim për takimet e tua”/ Arjan Konomi nuk i kursen tonet e ashpra për Fjorelën

29/09/2020 19:34

Takimi mes Fjorelës dhe Klejdit nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pas takimit të tyre, Fjorela tha se nuk do të ketë një takim të radhës mes tyre. Kjo gjë u konfirmua dhe nga Klejdi, i cili tha se në atë takim u bllokua nga emocionet dhe nuk tregoi veten e tij.

Ky takim nxiti dhe reagimin e Ajran Konomit, që iu drejtua me fjalë të ashpra Fjorelës. Ai i tha asaj, se nëse nuk ka një pëlqim për djemtë të mos i zgjedhë në takim, pasi ai dhe të tjerët nuk ka kohë tepër për t’u marrë me takimet e saj të dështuara.

Fjorela: Pamja e parë fizike mua nuk më bën përshtypje. Në momentin që Klejdi më ka thënë për takim një anë pozitive e kisha, Klejdi është simpatik dhe dëshiroja të takoja më shumë. (A do të dilje më me Klejdin), jo.

Klejdi: Unë e thashë edhe më përpara, që nuk takohem më.

Arjan Konomi: Kur nuk të pëlqen atëherë mos prano takime, sepse nuk kemi kohë tjetër të humbasim kohë për takimet e tua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA