Në 24 orët e kaluara, 135 raste të reja të infektimit me coronavirus u regjistruan në Kroaci dhe tre persona ndërruan jetë.

Aktualisht janë 1,158 raste aktive në vend, nga të cilat 274 pacientë janë në spital.

Gjithashtu është bërë e ditur se 26 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Që nga fillimi i pandemisë në Kroaci, një total prej 16,380 njerëz janë infektuar me COVID-19, nga të cilët 275 kanë vdekur.

Deri më tani, një total prej 300,492 njerëz janë testuar, nga të cilët 4,494 në 24 orët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA