Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit meqë nuk u lejuan të shkojnë tek Qeveria e Kosovës, kanë derdhur qumështin në rrugë tek rreth i “Dragodanit”.
Edhe pse nuk u lejuan, ata në këmbë ia kanë mësyrë Qeverisë së Kosovës, ani pse policia ka kërkuar nga protestuesit që të shpërndahen.
Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.
E Protesta e sotme vie shkak i injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.
Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.
Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë
Top Channel