Ditën e mërkurë, datë 30 shtator, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për transmetimet televizive qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Procesi do të kryet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe.
AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë.
Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencë në treg mes operatorëve audiovizivë.
Për të ndjekur transmetimet televizive digjitale ju duhet të pajiseni me dekoderat e fundit. Digitalb ofron për të gjithë shqiptarët dekoderat për të ndjekur të gjitha transmetimet televizive kombëtare dhe një paketë kanalesh me filma, programe të ndryshme dhe sport.
Top Channel