Ministria e Financave ka shpallur garën për licencimin e kazinove në kryeqytet, pas vendimit të miratuar pak javë më parë për kriteret dhe zonat ku do të lejohej ushtrimi i këtij aktiviteti.

Referuar njoftimit për shpalljen e garës, subjektet e interesuara kanë afat deri më 22 Tetor të këtij vitit për të aplikuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e e kritereve për marrjen e licencës për ushtrim aktiviteti duhet të jenë miratuar nga organet përkatëse brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit.

Licenca e një kazinoje do të kushtojë 1 miliardë lekë për vetëm një sallë loje ndërsa subjektet duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh, ku do të duhet të tregojnë burimin e të ardhurave për objektin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Më konkretisht, kordinatat ku do të lejohet aktiviteti i kazinove përfshin rrugën e Barrikadave tek Urani Pano Rruga “Dedë Gjon Luli”; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”, që përkon njëherazi me pjesën qendrore të Tiranës.

Vendimi për rikthimin e kazinove vjen pak vite pas atij të mbylljes së aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike, subjekte që numëronin mijëra të punësuar në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA