Fiks Fare! Kryeplakut të Qesaratit i ka “humbur” vula. Njësia Administrative: Nuk gjejmë dot ish-kryeplakun për t’i marrë vulën

29/09/2020 20:40

Banorët e fshatit Qesarat në Memaliaj ankohen në Fiks Fare pasi ata kanë votuar për kryeplak të fshatit, por ai nuk e ka marrë ende këtë pozicion. Shkaku, ish kryeplaku nuk dorëzon vulën.

Sipas banorëve votimet janë zhvilluar përgjatë një mbledhje të cilën e ka organizuar nënkryetarja e bashkisë nga ku banorët kanë përzgjedhur një person të fshatit për Kryeplak të tyre. Por kryeplaku i ri që ata unanimisht zgjodhën nuk mund t’ju jap zgjidhje problemeve të tyre sepse i mungon vula dhe nuk njihet nga pushteti vendor. Njësia Administrative Qesarat shfajësohet duke thënë se vulën e ka marrë ish kryeplaku të cilit nuk i dinë vendndodhjen.

Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë njësisë administrative për këtë problem. Në pamundësi për të takuar kryetarin e kësaj njësiez. Shahin Hodaj, pasi nuk ndodhej në zyrë, gazetarët e telefonojnë atë. Z. Hodaj u shpreh për Fiksin se mbledhja e zhvilluar nga nënkryetarja e bashkisë me banorët e fshatit gjatë të cilës u votua për kryeplakun e fshatit z. Mit’hat Hysi nuk ishte e vlefshme.

Sipas tij pavarësisht se banorët votuan ,mbledhja u mbyll pa dorëzimin e vulës nga ish kryeplaku i cili akoma nuk e ka dorëzuar. Kryetari i njësisë u thotë gazetarëve se ka shkuar në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë vulën, por që nuk e ka gjetur në shtëpi. Në fund të bisedës telefonike kryetari i njësisë administrative premton se vula do shkojë në vendin e vet ashtu siç kanë votuar edhe banorët. Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë vetë në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë një përgjigje.

Pyesin babain e ish kryeplakut për të cilin kryetari i njësisë administrative u tha gazetarëve që nuk e ka gjetur në shtëpi. Gjatë bisedës ai tregoi se djali i tij është prej kohësh i sëmurë dhe ndodhet në shtëpi, por askush nuk ka shkuar ta kërkojë dhe aq më tepër nga njësia administrative për t’i kërkuar vulën e humbur të kryeplakut të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA