Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar ditën e sotme deklarimin e pasurisë tre personave të dënuara më parë.
Ata përkatësisht janë dënuara për mbajtje peng e shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe marrja pjesë në grup kriminal.
Bashkim Bubeqi., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emanuele Budini, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Ataduhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Top Channel