Idetë e gllabërimit të detit territorial shqiptar në Jon janë rikthyer. Për këtë, u kujdes kryeministri i fqinjëve tanë jugor, Kiriakos Micotaqis.
Micotaqis: “Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet, të tjerë e kanë thënë këtë por jemi ne që po e vëmë këtë në zbatim. Është e drejtë që vendi jon e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen njësoj sic e kvanë ushtruar fqinjët tanë”.

Vladimir Beja- “Për mua është qëndrim agresiv dhe e kam shprehur, dhe për faktin se me ligj të kufirit Greqia e ka 6 milje detin territorial që në 1936. Me këtë ligj ka zhvilluar bisedimet me Italinë, të kërkosh zgjerimin nga 6 në 12 milje është agresivitet duke kërkuar prishjen e rregullave të lojës në mes të bisedimeve”.

Në Tiranë, u ndez edhe njëherë zjarri i një debati që vijon prej 11 vitesh, qysh kur qeveria e Sali Berishës nënshkroi marrëveshjen e parë me Greqinë që më pas u zhvlerësua nga Gjykata Kushtetuese. Edi Rama –“E kuptoj shumë mirë pse paraardhësi im dhe së bashku me të edhe presidenti aktual kanë një nevojë kaq të madhe për ti hedhur benzinë një zjarri të ndezur mbi bazën e shpifjeve dhe të sajesave lidhur me gjoja një konçesion që po u bëka fshehurazi ndaj Greqisë, sepse janë autorë dhe janë pagëzuesit e një marrëveshje që rezultoi në cënim të interesit kombëtar”.

Paskal Milo- “Mori shkas nga tensioni që u ngrit në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë në mesdheun lindor, mori shkas nga deklarata e Kryeministrit grek në parlamentin grek në momentin kur ratifikoheshin dy marrëveshjet që nënshkroi Greqia me Egjiptin dhe Italinë për zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin”.

11 vite më parë, dy ministrat e jashtëm të kohës Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis nënshkruanin marrëveshjen për kufijtë detarë. Pas shpinës së tyre gjendeshin kryeministrat Karamanlis dhe Berisha. Rama e konsideroi asokohe tradhti kombëtare dhe pikërisht partia që ai drejton, e çoi në kushtetuese, ku u rrëzua marrëveshja.

Edi Rama- “Kam pasur një qëndrim shumë të qartë, ne nuk duhet ta kthejmë arsye për ndezur zjarr nacionalizmi absurd e krejtëssht të padobishëm mes nesh e fqinjëve, por duhet që këtë shqetësim mos e lëmë të shuhet pa u adresuar, ndaj e çuam në gjykatë kushtetuese”. Sot, akuzat kanë ndryshuar krah politik dhe protagonistët kanë ndërruar vendet.

Edi Rama- “Partia Socialiste nuk ka bërë kurrë tradhti. I bie që të cënoj qoftë eshtrat e stërgjyshit tim nga im atë, qoftë eshtrat e stërgjyshit të sime mëje, dy protagonistë të pavarësisë, të Kongresit të Manastirit, njëri i vrarë nga komandot e ekstremistëve grekë, kshu që flasim për dy botë të ndryshme…

 

Ekskluzive Top Story/ Tradhti me “Detin”? Rama: Ekstremistët grekë ekzekutuan stërgjyshin tim, unë…Idetë e gllabërimit të detit territorial shqiptar në Jon janë rikthyer. Për këtë, u kujdes kryeministri i fqinjëve tanë jugor, Kiriakos Micotaqis. Micotaqis: “Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet, të tjerë e kanë thënë këtë por jemi ne që po e vëmë këtë në zbatim. Është e drejtë që vendi jon e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen njësoj sic e kvanë ushtruar fqinjët tanë”.Vladimir Beja- “Për mua është qëndrim agresiv dhe e kam shprehur, dhe për faktin se me ligj të kufirit Greqia e ka 6 milje detin territorial që në 1936. Me këtë ligj ka zhvilluar bisedimet me Italinë, të kërkosh zgjerimin nga 6 në 12 milje është agresivitet duke kërkuar prishjen e rregullave të lojës në mes të bisedimeve”.Në Tiranë, u ndez edhe njëherë zjarri i një debati që vijon prej 11 vitesh, qysh kur qeveria e Sali Berishës nënshkroi marrëveshjen e parë me Greqinë që më pas u zhvlerësua nga Gjykata Kushtetuese. Edi Rama –“E kuptoj shumë mirë pse paraardhësi im dhe së bashku me të edhe presidenti aktual kanë një nevojë kaq të madhe për ti hedhur benzinë një zjarri të ndezur mbi bazën e shpifjeve dhe të sajesave lidhur me gjoja një konçesion që po u bëka fshehurazi ndaj Greqisë, sepse janë autorë dhe janë pagëzuesit e një marrëveshje që rezultoi në cënim të interesit kombëtar”.Paskal Milo- “Mori shkas nga tensioni që u ngrit në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë në mesdheun lindor, mori shkas nga deklarata e Kryeministrit grek në parlamentin grek në momentin kur ratifikoheshin dy marrëveshjet që nënshkroi Greqia me Egjiptin dhe Italinë për zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin”.11 vite më parë, dy ministrat e jashtëm të kohës Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis nënshkruanin marrëveshjen për kufijtë detarë. Pas shpinës së tyre gjendeshin kryeministrat Karamanlis dhe Berisha. Rama e konsideroi asokohe tradhti kombëtare dhe pikërisht partia që ai drejton, e çoi në kushtetuese, ku u rrëzua marrëveshja. Edi Rama- “Kam pasur një qëndrim shumë të qartë, ne nuk duhet ta kthejmë arsye për ndezur zjarr nacionalizmi absurd e krejtëssht të padobishëm mes nesh e fqinjëve, por duhet që këtë shqetësim mos e lëmë të shuhet pa u adresuar, ndaj e çuam në gjykatë kushtetuese”.Sot, akuzat kanë ndryshuar krah politik dhe protagonistët kanë ndërruar vendet. Edi Rama- “Partia Socialiste nuk ka bërë kurrë tradhti. I bie që të cënoj qoftë eshtrat e stërgjyshit tim nga im atë, qoftë eshtrat e stërgjyshit të sime mëje, dy protagonistë të pavarësisë, të Kongresit të Manastirit, njëri i vrarë nga komandot e ekstremistëve grekë, kshu që flasim për dy botë të ndryshme…

Publiée par Andi Malasi sur Mardi 29 septembre 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA