12 pacientë të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë bërë të ditur, se 8 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 1 është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe një tjetër ka arritur që të shërohet nga virusi korona. “1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ndërsa, që nga e hëna në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e Pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel