Një nga tre prindër amerikan nuk kanë në plan që t’i bëjnë fëmijëve të tyre vaksinë kundër gripit këtë viti, thuhet sipas një studimi kombëtar të zhvilluar nga Shëndeti i Fëmijëve për shkak të një mundësi reale që fëmijët e tyre mund të infektohen me Covid-19.
Përveç kësaj, 2 nga 3 prindërit nuk besojnë se bërja e vaksinës për fëmijët e tyre është më e rëndësishmë këtë vit, bazuar në këshillat që vijnë nga autoritetet shtetërore dhe nga mjekët pediatër.
“ Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, vëçanërisht ata më të vegjël se 2 janë në rrëzik të madh dhe serioz sa i përket komplikacioneve që mund të kenë nga gripi”, thanë Qendrat në SHBA për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjve duke shtuar se marrja e një vaksine kunder gripit gjatë pandemisë për të gjitha moshat, është më e rëndësishme se kurrë.
Ne mund të shohim pikun e gripit dhe të covidit në të njëjtën kohë e një gjë e tillë mund të gjunjëzonte sistemin e kujdesit shëndetësor, të testonte kapacitetin në ekstrem dhe të reduktonte me gjasa edhe mundësinë tonë për ti kapur dhe trajtuar të dyja sëmundjet me efikasitet – thonë ekspertët.
Antoni Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në shba, ka nënvizuar po ashtu rëndësinë e marrjes së vaksinës së gripit këtë vit, duke këshilluar që ajo të mos merret më vonë se tetori. Fëmijët humbin jetën nga gripi cdo vit.
Në SHBA kishte 188 vdekje pediatrike nga gripi të raportuara për sezonin e gripit 2019-2020. Por sipas zyrtarëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë vdekje të tjera nga gripi nuk raportohen.
Top Channel