Mazhoranca vendosi ditën e sotme të shtyjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke mos zbuluar se çfarë i shtyu në këtë vendim.

Analistët në “Open”, janë duke u munduar të zbërthejnë të gjithë dinamikën. Një ndër to është dhe avokati Spartak Ngjela, i cili tha se mazhoranca i është druar faktit, se nuk plotëson votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ndërsa më tej shtoi se nuk mendon se pas kësaj ndodhen ambasadorët ndërkombëtarë.
Spartak Ngjela: Për faktin që këto e kanë kërkuar shtyrjen, këta janë atje forcë sepse kanë votat. Me sa deputetë do ta votonin me 74 deputetë? Nuk e bënin dot numrin, kjo është logjika. Çështja qëndron që ne nuk e kemi parë draftin që duan të bëjnë, unë jo njëherë.

Eni Vasili: Ishin amerikanët, ambasadorët, ishte presioni i opozitës parlamentare, çfarë ka ndodhur sipas jush?

Spartak Ngjela: Nëse do të hynte në parlament drafti dhe rrëzohej nga këta, merrte fund loja, binte i gjithë morali. Nuk është e thjeshtë të rrëzohet ligji në parlament, në Perëndim japin dorëheqjen kryeministrat. nuk them se këtu janë nga ata kryeministra, por të rëndë e kanë pasur, përderisa i kanë dalë kundër këta. Tani po e marrim vesh që nuk e ka kërkuar opozita parlamentare dhe nuk kanë pasur numërim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA