Mazhoranca u tërhoq nga qëndrimet e saj të forta për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të enjten e 1 tetorit.

I ftuar në Open në Top Channel, nën-kryetari i Kuvendit, Muslim Murrizi tha se ishte e pritshme kjo tërheqje.

A e prisnit që mazhoranca të tërhiqej?- e pyeti Eni Vasili.

“Po e prisja këtë tërheqje. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë. Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës I ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”- tha Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA