Në protestat pa leje të mbajtura dje në Bjellorusi kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale janë arrestuar 150 persona.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Olga Çemodanova deklaroi se në protestat pa leje të zhvilluara dje në 10 rajone të ndryshme të vendit morën pjesë rreth 300 protestues. Ajo tha se janë mbajtur edhe protesta pro qeverisë në 13 rajone ku morën pjesë rreth 40 mijë qytetarë.
Sipas saj, në protestën e mbajtur vetëm nga gratë në kryeqytetin bjellorus, Minsk morën pjesë rreth 200 persona. “Në protestat pa leje që u zhvilluan dje në vend u arrestuan 150 persona që shkelën ligjet. Ndërkohë 116 persona do vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në daljen e tyre përpara gjykatës”, tha Çemodanova.
Pasi presidenti aktual Alexander Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 9 gusht, në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për “mashtrime në zgjedhje”. Protestuesit, krahas zgjedhjeve të reja kërkojnë edhe ndryshimin e kushtetutës së vendit.
Top Channel