SHBA, 5 senatorë ftojnë Netflix-in të ndalojë serialet e planifikuara kineze

25/09/2020 09:58

Pesë senatorë të SHBA-së nga radhët e republikanëve i kërkuan Netflix-it të enjten të heqë dorë nga planet e tij për të përshtatur një trilogji të librit të trillimeve shkencore të autorit kinez Liu Cixin në një seri televizive, duke thënë se ai ka mbrojtur trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve.

Netflix planifikon të shndërrojë “The Three-Body Problem” dhe dy vazhdimet e tij në një serial televiziv në gjuhën angleze me veprim të drejtpërdrejt, ku Liu shërben si kosultant i producentit.

Në një letër, ligjvënësit thanë se Partia Komuniste e Kinës po kryen mizori në rajonin autonom Xinjiang, i cili është vendbanimi i ujgurëve ndërsa krimet “janë kryer në mënyrë sistematike dhe në një shkallë që mund të krahasohet me gjenocidin”.

“Mjerisht, një numër i kompanive amerikane vazhdojnë të lejojnë në mënyrë aktive ose të heshtur normalizimin ose faljen për këto krime. Vendimi për të prodhuar një përshtatje të veprës së z. Liu mund të shihet si një normalizim i tillë”, thanë ligjvënësit.

Senarorët Sens Marsha Blackburn nga Tenesi, Rick Scott nga Florida, Kevin Cramer nga Dakota e Veriut, Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Martha McSally nga Arizona, janë në mesin e ligjvënësve që kritkuan Netflix-in.

Ata nënshkruan një letër që ia dërguan Ted Sarandos Jr, bashkë-drejtorit të përgjithshëm dhe zyrtari kryesor i përmbajtjes për Netflix-in.

Senatorët gjithashtu komentuan intervistën që Liu dha për revistën “New Yorker” verën e kaluar, në të cilën ata thanë se autori kinez “diskutoi si papagall i Partisë Koministe të Kinës duke akuzuar të gjithë ujgurët si terroristë”.

“Nëse asgjë, qeveria po ndihmon ekonominë e tyre dhe po përpiqet t’i nxjerr ata nga varfëria. Nëse do ta lironit pak vendin, pasojat do të ishin të tmerrshme”, tha Liu.

Ligjvënësit gjithashtu shprehën “shqetësime të thella” lidhur me vendimin e Netflix-it për bashkëpunim me autorin kinez, duke thënë: “Përballë mizorive të tilla në RAUX, nuk ekzistojnë më vendimet e vetëkënaqësisë të korporatave, por vetëm bashkëpunim”, duke iu referuar shkurtimit të rajonit autonom të ujgurëve Xinjiang.

Politika e Pekinit në Xinjiang ka tërhequr kritika të gjëra nga grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, të cilët e akuzojnë atë për dëbimin e 12 milionë ujgurëve në Kinë, shumica e të cilëve janë muslimanë.

Në këtë rajon jetojnë 10 milionë ujgurë. Grupi turk musliman, i cili përbën rreth 45 për qind të popullsisë së Xinjiangut, ka akuzuar prej kohësh autoritetet e Kinës për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Deri në 1 milion njerëz ose rreth 7 për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang, kanë qenë të burgosur në një rrjet të kampeve “të riedukimit politik”, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve të OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA