Foto/ Historia e Iljazit (me dy gra), regjistrohet në shkollën profesionale të Peshkopisë vajza e madhe

25/09/2020 12:45
Blerina, vajza e Ilizait duke pritur për të marrë librat

Vajza e madhe e Iljaz Laskajt (me dy gra) Blerina që ëndërronte të bëhej mësuese, por që kushtet e ekonomike nuk e lejonin atë të vazhdonte shkollën e mesme, sot ka nisur këtë cikël të ri të jetës. 13 vjeçarja, vajza e madhe e Iljazit dhe Anifës u regjistrua në shkollën e mesme profesionale të Peshkopis.

Drejtoresha e shkollës dhe psikologia kontaktuan gazetaren Rudina Muça, për t’i mësuar lajmin e mirë.

Stafi pedagogjik i shkollës sot i siguruan Blerinës rrobat e reja me qëllim që të ishte e barabartë me nxënësit e tjerë. TopChannel mëson se librat dhe konvikti së bashku me tre vakte do të jepen falas për Blerinën. Ndër të tjera drejtoria e shkollës ka thënë që vajzës do t’i sigurojmë një bursë me qellim për t’i lehtësuar  vajzës dhe familjes sadopak gjendjen ekonomike.

Nga sot vajza e madhe e Iliazit, Blerina zyrtarisht është në  klasë e X –b dhe do të njdeki drejtimin Shërbim Social Shëndetësor në shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti “. Historia e babait së Blerinës, (Iliazi  me dy gra) u bë virale në rrjet për shkak se ai është ndër të rrallët në vendin tonë që ka dy gra, Manushaqen dhe Anifen.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi, për TopChannel ndërsa shton se kurrë nuk kanë pasur probleme mes tyre.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA