Zyrat e OVL-UÇK-së janë rrethuar dhe janë bastisur nga zyrtarë policorë të EULEX-it.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it janë duke kryer bastisje në zyrat e kësaj organizate.

Klinaku ka thënë se nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.

“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, tha Klinaku.

Ai tha se i tërë korridori është i mbushur me policë të EULEX-it, dhe se po kontrollojnë tërë objektin.

“Janë duke e kontrolluar të gjithë objektin. Për Gjykatën Speciale ne nuk japim përgjegjësi, sepse këta vetë janë duke i bërë këto skandale”, tha Klinaku.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA