Kalifornia do të ndalojë automjetet me benzinë ​​dhe naftë deri në vitin 2035

24/09/2020 11:27

Shteti federal i Kalifornisë në SHBA në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike vendosi të ndalojë automjetet me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom nënshkroi vendimin që ndalon automjetet me karburante fosile që lirojnë karbon deri në 2035.

Vendimi është marrë në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Tërhoqi vëmendjen fakti se vendimi është marrë pasi mbi 12.500 kilometra katrorë pyje u dogjën këtë vit.

Top Channel