![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/af_sd-3-800x450.jpg)
27/07 07:14
Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit.
“Të gjitha vendet duhet të zbatojnë menjëherë dhe me kohë masat në shenjat e para të pikave të nxehta të reja”, nga testimi deri te sigurimi i kapaciteteve spitalore, tha komisionarja evropiane për Shëndetësinë Stella Kirjakides.
Ajo paralajmëroi në konferencën për shtyp se kjo mund të jetë shansi i fundit për të shmangur përsëritjen e situatës siç ishte pranvera e kaluar.
Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se pesë milionë njerëz janë të infektuar me virusin korona në Evropë.
Top Channel