Një viktimë u shënuar nga Covid 19 në Kosovë, ndërsa numri I infektimeve vazhdon të ndjekë një trend të lehtë rënieje.

62 ishin rastet e reja dhe 85 të shëruarit. Bilanci i jetëve  të humbura nga sëmundja atje shkon kështu në 616. Që kur në Kosovë u regjistruan në 13 mars rastet e para të koronavirusit, bilanci I të infektuarve ka shkuar në 15,270.

Deri tani, katër pacientë janë në respiratorë. Një ditë më parë Instituti Kombëtar te Shëndetësisë Publike deklaronte se dy javët e fundit, ka pasur një rënie të dukshme të numrit të rasteve në Kosovë, 44%.

Në Maqedoninë e veriut sakaq, shifrat janë sërish në rritje, pas një luhatjeje në ditët e kaluara. 5 janë viktimat dhe 183 të infektuarit e rinj në 24 orë.

Megjithatë, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se shtetet duhet të kenë strategji të tjera për menaxhimin e krizës me virusin dhe nuk duhet menduar sipas tij rikthimi I kufizimit te lëvizjes dhe mbyllja ekonomike.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë nuk u diskutua për gjendjen me pandeminë por Presidenti vlerëson se muajt e kaluar nën kufizime të rrepta duhet të mbeten në histori.

Top Channel