I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub. 

Delegacioni i SHBA-së  u takua me zyrtarët serbë ku ata premtuan mbështetjen e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesi Grenell, së bashku me drejtorin e Korporatës Financiare të Zhvillimit (DFC) Adam Boehler, morën pjesë në një takim  me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministren Ana Brnabic.

Takimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij muaji në Uashington.

Me në sfond këngën ‘Sweet Home Alabama’ dhe me fytyra tejet të qeshura e mbyllën ditën e dytë të turit të tyre në Serbi, delegacioni amerikan, i cili vetëm 1 ditë më parë ishte larguar nga Prishtina.

 

Top Channel