29/12 08:04
Takimi mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti është shtyrë për në datën 2 tetor.
Hoti ka lajmëruar përmes një postimi për takimin e planifikuar këtë të premte, se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.
Top Channel