“Pesë ditë me njërën, pesë me tjetrën”, flet burri me dy gra: Nuk janë xheloze, i dua të dyja njësoj!

23/09/2020 14:05

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. Gjatë bashkëbisedimit Iliazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.

Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Iliazin për t’i kërkuar dorën Manushaqes për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo.

Ndërsa Manushaqja tha se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo.

Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën dhe se ja kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë. “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, vijoi ajo.

I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Iliazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”. “Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.

FOTO GALERI
5/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA