Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Teksa në shumicën e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar po aplikohen masat mbrojtëse siç janë mbyllja e klubeve të natës apo kinematë për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID-19, në ishullin Rathlin, situata është krejt ndryshe.
Ky ishull në formë L-je që gjendet në brigjet veriore të Irlandës, duket se është “imun” nga COVID-19.
Edhe pse deri më tani nuk ka as edhe një rast të konfirmuar me koronavirus, Rathlin ishte futur në izolim që nga muaji mars.
“Është vendi më i qetë në këtë rajon”, ka deklaruar 18-vjeçarja Orlagh Cecil.
Ajo është një nga 150 banorët që aktualisht jetojnë në ishullin Rathlin dhe punon në pabin e vetë që njëherazi është i vetmi në këtë ishull.
Top Channel