Investimet në nivel kapilar/ Bashkia e Tiranës shtron rrugën “Hasan Topçiu”

23/09/2020 10:37

Krahas projekteve të mëdha, një vëmendje të veçantë 5 vitet e fundit ka marrë dhe investimi në nivel kapilar duke prekur tashmë çdo rrugicë nëpër lagje.

Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka kryer një investim në rrugën “Hasan Topçiu” duke i dhënë zgjidhje të menjëhershme kërkesës së banorëve në portalin Tirana Ime. Pas ndërtimit të rrjetit të zgarave dhe vendosjen e kapakut të kolektorit u bë dhe sistemimi i shtresave asfaltike.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA