Hoti: S’jam kryeministër për t’u konfrontuar, por për të kryer obligimet

23/09/2020 16:07
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kalojë me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri i Koosvës, Avdullah Hoti e ka mohuar se nuk kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara këtë stimulim financiar për qytetarët.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Hoti e arsyetoi me infektimin me COVID-19 të disa deputetëve të shumicës.

Ndërkaq, i pyetur po ashtu nga “KosovaPress” se a mund ta presë fatin e njëjtë sikur dy kryeministrat paraprakë pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se “nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me odat ekonomike.

Top Channel