Në vitet e para të demokracisë përveç bonove të privatizimit u shpërndanë edhe lekë privatizimi për ish të përndjekurit politik.
Qëllimi i tyre ishte që një pjesë të pronës shtetërore të kalonte tek ata që regjimi komunist i kishte burgosur, torturuar dhe përndjekur. Në këtë mënyrë ata do të merrnin një lloj shpërblimi duke u bërë marrë prona shtetërore falas. Prandaj secilit sipas viteve të burgut që kishte bërë, mori lekë privatizimi.
Për të kuptuar zhgënjimin e madh që patën edhe ish të përndjekurit në këtë histori, ne do ti referohemi në rasti konkret.
Jemi në qytetin e Beratit. Do të takojmë dy ish të përndjekur që do të na tregojnë historinë e lekëvë të privatizimit që ata morë nën vitet 90.
“Në vitet ‘96 në qytetin tonë u hapën disa lajmërime ku thuhej që të gjithë njerëzit që kishin letra më vlerë ose bono privatizimi të drejtoheshin tek shoqata e ish të përndjekurve politikë për ti kthyer ato në vlerë leku 100% ose të ktheheshin në aksioner në kompani privatizimi”, rrëfen Xhevahir Mishova, ish – i përndjekur, Berat.
Këto lajmërimi i kishte bërë një shoqëri private e themeluar nga shoqata e ish të përndjekurve në Vlorë. Ajo quhej shoqëria shpresa. Qëllimi saj ishte që të privatizonte dy anije të mëdha trans-oqeanike. Anija Tirana dhe Arbëria.
“Feridun Dokua, vjen me shoqërinë Shpresa Vlorë, na e prezanton me në krye të komisionit një ish të burgosur politik, Filip Daullja. Shoqata e të përndjekurve politik grumbullon, letrat me vlerë të ish të persekutuarve”, tregon Murat Propoduari, ish – i përndjekur, Berat
Rolin kyç në këtë histori e ka një qytetar nga Berati, Firiduan Doko. Ai u prezantua si përfaqësues i shoqërisë shpresa në Vlorë. Ai mblidhte lekët e privatizimit dhe i lëshonte një vërtetim ish të përndjekurve.
“Derdha një shumë prej 50 milionësh bono privatizimi. Duke na premtuar që në 6 mujorin e parë do merrnim 50 %, dhe në 6 mujorin e dytë do ti merrnim 100%. Ose do të bëheshim aksionarë të pronave që do të privatizoheshin. Na tha që do ti drejtohej Shoqatës “shpresa”, për privatizimin e dy anijeve, Tirana dhe Arbëria. Dhe këto anije do të bëheshin tonat.”, rrëfen Xhevahir Mishova, ish – i përndjekur, Berat.
Kjo shoqëri arriti ti privatizonte anijet. Por shumë shpejt solli zhgënjim tek ata që kishin derdhur letrat me vlerë.
“U bëmë mbi 300 veta. Është një shumë që mund të jetë mbi 1 miliard e 300 e 20 milion letra dhe bono”, rrëfen Xhevahir Mishova, ish – i përndjekur, Berat.
Top Channel