Top Story/ Pasojat e privatizimit me bono, ndërmarrjet u braktisën për të ndërtuar pallate mbi to

22/09/2020 22:53

Çfarë ndodhi me ndërmarrjet që u privatizuan me bono? Edhe ato e humbën qëllim kryesor që kishin pasur. Ndërmarrjet që u privatizuan pothuajse shkuan të gjitha në falimentim. Ato u shitën pjesë pjesë, u rrënuan dhe pastaj ose u ruajtën kapanonet si magazine ose u rrafshuan dhe u ndërtuan pallate. Pra nga privatizim i ndërmarrjes ndodhi një shkatërrim i saj dhe interesi mbeti vetëm tek trualli i tokës për ndërtime. Ato ishin gjame privatizime por ndërkohë qëllimi i vërtetë ishte që të merrej trualli për ndërtim.

“Kemi pasur një formë të penetrimit të kapitalit të huaj që synonte bllokimin e ndërmarrjeve ekzistuese që synonte përdorimin e trojeve për qëllime ndërtimi lidhur me funksionin primarrë të ndërmarrjeve që i zotëronin këto troje”, tregon Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Ata që privatizuan vërtetë nuk fituan nga vendosja në punë e fabrikave apo punishteve. Por ata ia nxorën fitimin diku tjetër.

“Punëtori nuk mori djersën e vet, unë si profesor nuk mora djersën time. Ndërsa ata që i blenë kanë përfituar aq shumë sa ju nuk e imagjinoni dot. Sepse këto ndërmarrje vërtetë ishin të prapambetura si ndërmarrje dhe teknologji, por atyre iu kishte vlerë trualli. Bëhej fjalë për truallin që të bëheshin më pas pallate”, tregon Fatmir Mema, ekspert i ekonomisë.

Shumë nga komplekset e pallateve që shohim në rrethinat e qyteteve janë ndërtuar pikërisht mbi truallin e ish – ndërmarrjeve shtetërore. Edhe sot ka
gjurmë të tyre nëse e shikon qytetin nga lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA