Top Story/ Kompania e parë shtetërore që u privatizua ishte AMC, por shteti nuk lejoi përdorimin e bonove

22/09/2020 23:39

Kompania e parë shtetërore që doli në privatizim pas vitit 1997 ishte kompania celulare AMC. Në privatizimin e saj pati një surprizë kur u pa se shteti kishte vendosur që bonot e privatizimit të mos i njihte më në këtë proces.

“Ndërmarrja a e parë që çohet në privatizim ishte AMC. Fondet e investimit u dënuan me vdekje si strukturë institucionale. Nuk u përfshinë në privatizimin e asnjë ndërmarrje tjetër. Shteti nuk pranoi”, tregon Elvin Meka, ekspert i ekonomisë. Zoti Malaj thotë që vendimi për të mos i njohur më bonot e thesarit në privatizim ishte me vetëdije të plotë politike. Kjo nuk vuri në një situatë të vështirë vetëm qytetarët, por mbi të gjitha fondet e investimit që ishin krijuar.

“Në rastin e letrave me vlerë, ato nuk u përfshinë në një proces tjetër. Anglo Adriatika e pa që kishte shumë pak mundësi për të përdorur bonot në procesi ne privatizimit edhe për shkak të situatës shumë të rëndë me financat publike. Ne vendosëm të bëjmë privatizim vetëm me vlera monetare dhe jo më bono thesari”, thotë Arben Malaj, ish ministër i financave.

Ekspertët mendojnë se ishte një gabim fatal dhe një shkelje e të drejtës kushtetuese që i është bërë atij fondi. “Edhe pse ishte në të drejtën ligjore, edhe pse ishte në të drejtë kushtetuese. Lënia jashtë e këtij fondi çoi në falimentimin e tij. Ishte shteti me vullnetin e tij që nuk lejoj që kjo nisëm të shkonte më tutje”, tregon Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Në këtë kontekst edhe ata qytetarë që menduan se u treguan më të zgjuar duke i futur bonot në fonde investimi mbetën pa asgjë. Anglo Adriatika dështoi si projekt dhe nuk solli asnjë dobi në procesin e privatizimit. Por shteti shqiptar megjithëse i përjashtoi nga procesi i privatizimit bonot nuk i anuloi. Ai e ka shtyrë afatin e tyre disa herë. Ato qarkullojnë akoma në tregun e zi si hije e një dështimi të së kaluarës. E vetmja vlerë që ato kanë tani është procesin e legalizimit të banesave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA