Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.
Ambasadat e Republikës së Shqipërisë po shpërndajnë rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë.
Sikurse theksoi edhe Kryediplomati Cakaj, ky është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar.
“Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.” – shprehu Cakaj në postim.
Top Channel