Aksident në Laç-Patok/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 55 vjeçari që kalonte me biçikletë
22/09/2020 20:42
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok.
Në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin Ded Frroku,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel