Përfundon mbledhja e shtabit elektoral të PS, zbardhen porositë e Ramës: Qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë sipas punës…

21/09/2020 18:48

Ka përfunduar mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste

Burime nga mbledhja e shtabit elektoral bëjnë me dije se pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre për sa i përket problematikave të qytetarëve dhe performancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

Sipas Ramës largimi apo  qëndrimi i drejtoreve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Ata që nuk kanë performancë të mirë duhet të zëvendësohen.

Burimet thonë se Rama ka kërkuar edhe në këtë mbledhje, që qytetarët ta marrin shërbimet siç duhet. Edhe organizimi në detaje i partisë për zgjedhjet e ardhshme pjesë e diskutimit.

Mësohet se në mbledhje Rama ka kërkuar raportim nga drejtuesit për çdo bashki dhe drejtori. Rama ka lënë të hapur mundësinë për largime të drejtorëve në bashki. Në mbledhje është prezantuar propozimi i PS për listat e hapura. Rama ka kërkuar që PS ti qëndrojë propozimit te saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA