15 mijë e 63 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektimit me COVID-19.
Derisa 12 mijë e 570 qytetarë arritën të shërohen nga ky virus, janë 613 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Kurse numri i aktiv i rasteve me COVID-19 është 1 mijë e 880, kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nënda 24 orëve të fundit janë shënuar 61 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 119.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID). Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880”, bëhet e ditur në të dhënat e IKSHPK-së.
Sërish Prishtina kryeson me numrin me të madh të të infektuarve.
Nga komuna Prishtinës 19 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilan 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna Istogut 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, dhe me nga një rast komuna e Drenasit, Malishevës, Obiliqit, Podujevës, Skenderajt dhe Suharekës.
Top Channel