Edhe pse shënuan pak progres pas një verë të vështirë, pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po shkon sërish në drejtim të gabuar, ndërsa vendi po i afrohet 200 mijë viktimave të Covid-19.
Në 31 shtete, numri i rasteve të koronavirusit është rritur me të paktën 10 përqind javën e kaluar, krahasuar me një javë më parë. Në shkallë kombëtare më shumë se 6.7 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin në SHBA dhe mbi 199400 kanë humbur jetën.
Shumë ekspertë të shëndetësisë thonë se testimi i gjerë është thelbësor për të gjetur asimptomatikët, në mënyrë që ata të mund të izolohen dhe të parandalojnë përhapjen e virusit.
Por ndërkohë që Covid-19 intensifikohet në SHBA, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për nivelet e stresit dhe depresionit. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, disa faktorë ndikojnë në përkeqësimin e stresit te njerëzit.
Stresi dhe depresioni, sipas studimit, lidhen më shumë me ekspozimin personal sesa me përhapjen në publik duke sugjeruar se shqetësimet e prekjes nga sëmundja, janë më të mëdha se shqetësimet për problemet që pandemia shkakton në jetën e përditshme.
Në të gjithë globin ndërkohë, sipas të dhënave të Johns Hopkins janë konfirmuar 31 milionë njerëz të konfirmuar me koronavirusin dhe më shumë se 960 mijë viktima.
Top Channel