Pamjet e rënda pas ciklonit “Ianos” në Greqi, rrugë të shkatërruara e makina mes gurëve e baltës

20/09/2020 19:35
Ishujt e goditur nga cikloni

Numri i viktimave ka shkuar në tre në Greqi pasi u godit nga cikloni “Ianos”.

Dëmet më të mëdha janë shënuar më shumë në Thesali dhe Kefaloni, ku është shkatërruar infrastruktura dhe shumë rrugë janë bllokuar.

Gurët dhe bala kanë mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias ka vizituar ishujt jugorë të cilët u goditën nga cikloni “Ianos”, nga ku deklaroi se po punohet për një rikthim të normalitetit në ishujt e prekur.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA