Agravon situata në Fier/ 31 vjeçari qëllon në ajër, në vendngjarje mbërrijnë edhe forcat Renea
20/09/2020 01:01
Dy orë pas kërcënimit për vetëvrasje të 31 vjeçarit, ka agravuar situata. Shtetasi Elton Meta ka qëlluar në ajër dhe vazhdon me kërcënimin se do të vrasë veten.
Drejtuesit e policisë së Fierit po vazhdojnë të negociojnë për të bindur 31 vjeçarin Elton Meta të ulë armën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dy furgona policie me forcat Renea, dhe një autoblind.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti që 31-vjeçari ka pasur me familjarët e tij.
Lexoni edhe: Fier/ 31-vjeçari kërcënon se do të vrasë veten, vjen njoftimi i policisë
Top Channel