Në mungesë të kuorumit rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mbeti sërish pa u hedhur në votim në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Si rrjedhojë, rezoluta që ia pamundëson Kryeministrit moszbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, negocimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për pasuritë natyrore dhe mini-shengenin ballkanik, mbeti pezull.
Por, kjo parti është shprehur e bindur se grupet parlamentare do ta përkrahin jetësimin e saj. Ndërsa thotë se Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet për arritjen e marrëveshjes finale dhe se janë të papërgatitur për negociata.
Lidhur me zhvillimin e bisedimeve me Serbinë në Uashington e Bruksel, Kryeministri, Avdullah Hoti ka raportuar para deputetëve të mërkurën, debat i cili përplasi pozitën e opozitën deri në orët e mbrëmjes.
Top Channel