Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: PD kërkon qiqra në hell, kërkon ekspertizë kur s’ka strukturë

18/09/2020 13:47

Përfaqësuesi i mazhorancës,  Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik ka thënë se PD kërkon qiqra në hell dhe duan të hedhin në erë këtë proces.

Ai thekson se në OSBE-ODHIR shkohet  me propozime konkrete dhe jo me mendime se “nuk jemi në kohën e burrit të motshëm”. Sipas tij ka ngelur shumë pak kohë dhe se ky proces duhet të mbyllet deri në 30 shtator, por përsëri PD kërkon ekspertizë nga ODHIR kur s’ka një strukturë të caktuar.

“Besoj se të gjithë e patë që fatkeqësisht PD bojkotoi Këshillin Politik edhe pse ishte kërkuese që kjo të vazhdojë, kushtet e PD kanë një qëllim të hedhin në erë këtë proces. Nga ana tjetër stiste një debat të kotë, këtu po bëjnë se po zihet për procedurë a duhet ODHIR apo më vonë. Është një organizatë e specializuar për të dhënë një mendim mbi produkte perfekte, është një draft që parashikohet koalicioni zgjedhor, vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe mekanizma që mundësojnë ndarjen e mandateve sepse zgjedhësit votojnë për partinë dhe kandidatë të vërtetë. ODHIR-it nuk i shkohet se kemi një sherr teorik edhe hajdeni ju. Nuk mund të zvarritet përtej shtatorit se do të zgjidhet KQZ e re për të bërë të mundur zgjedhjet se afati është i shkurtër. S’është e vërtetë se koalicionet ka qenë në 5 qershor, por ndryshimet kushtetuese hodhën këtë koalicon. PD do krizë artificiale, e do t’i thotë shqiptarëve që ka ndryshime të njëanshme, janë sebepe të tyre. Nuk jam i dashuruar me atë që kam sjellë por hajde diskutojmë,  mund të lindin debate. Ata duan qiqra n hell, nuk mund të kërkojmë një ekspertizë kur s’ka strukturë. ODHIR do gjykojë mbi draftin tim, nuk pranon drafte të njëanshme, nuk është si këshillat  e burrit të motshëm. Keni parë ndonjëherë të shkojmë në një organizëm që diskutohet me ide? Shkohet me gjëra konkretë jo ide. PD le ta shprehë kundërshtinë në mbledhje. Prap e gjen në legjislacione me sistem rajonal proporcional, ky është modeli që njohin vendet demokratike. Për listat modelet janë të propozuara nga qëndrimet e zonjës Hajdari që u mor modeli danez, çdo kandidat votohet me emrin e tij por renditja jepet me përparësi votash. Nëse ke peshë të caktuar dhe natyrshëm e thyen renditjen e bëhesh deputet, sepse detyrimi i partive qëndron dhe ata që janë në listë duhet të punojnë. Nuk e dimë si do të sillet elektorati, s’flasim për të panjohura”,  tha Gjiknuri.

Ai shton se priste nga PD të diskutonin draftet dhe çfarë nuk shkon dhe jo të bojkotonin mbledhjen, por sipas tij ata duan të krijojnë një krizë artificiale.

“Këshilli është bërë për t’u konsultuar me opozitën. Deri 30 shtator do propozohet se nuk mund të lihet vendi në krizë kushtetuese, të krijohet krizë dhe të justifikohet me qëndrim radikal dhe do të përsëriten të njëjtat çështje. Në ndërtimin e një formule ka shumë pikëpamje se nuk ka formulë perfekte. Le të themi se çfarë nuk shkon, këtë prisja se nëse nuk të pëlqen më thuaj çfarë nuk shkon. prandaj debati me ODHIR është i kotë. Zgjidhja është t’i japësh të drejtë elektoratit shqiptarëve të votojë ata me peshë. Kur ODHIR kishte propozime konkrete këshilli i shkeli,  edhe unë jam fajtor, siç ishte depolitizomi. Nuk na duhet se çfarë thotë ODHIRse standardet i dimë vetë. I shkohet me pyeteje jo me teori”, Gjiknuri.

Top Channel