Është kapur sot në Rusi pedofili i dyshuar për vrasjen e përdhunimin e dy vajzave të mitura të së dashurës së tij një ditë më parë, në ngjarjen qe shokoi vendin.
Një operacioni gjerë kërkimi u zhvillua në Rybinsk për 41 vjeçarin Vitaly Molchanov, i dënuar më parë për krime seksuale, i cili ishte lidhur me nënën e vajzave në një rrjet njohjesh të reja.
I dyshuari u gjet i fshehur në bimësinë ne periferi te Rybinsk ku kishte qenë duke fjetur jashtë. Mediat vendase thonin se kishte pranuar krimin makabër me oficerët.
Infermierja e divorcuar Valentina Saprunova, 40 vjeçe, vetëm prej një muaji jetonte me Molchanov dhe nuk dinte për dënimet e tij të mëparshme për krime seksuale.
Motrat fatkeqe Elena e Yana Saprunova, tetë dhe 13 vjeçe, ishin copëtuar me thikë dhe trupi i më të voglës ishte gjymtuar, në një ngjarje që ka shokuar Rusinë.
Molchanov po merrej sot në pyetje nga hetuesia.
Saprunova i tha policisë se nuk e kishte idenë e të kaluarës së të njohurit të saj para se të nisnin lidhjen. Ajo ishte zhvendosur 1,600 milje për të jetuar me Molchanov një muaj më parë.
Top Channel