Infermierja nuk e dinte që partneri i ri ishte pedofil i dënuar/ Gjen dy bijat të vrara e të përdhunuara

17/09/2020 16:44

Infermierja Valentina Saprunova nuk e kishte idenë që i dashuri i saj i ri Vitaly Molchanov, të cilin e njohu në një rrjet takimesh në Rusi, ishte dënuar më parë për vrasje dhe përdhunim, para se ai të vriste dy bijat e saj.

Një ditë teksa kthehej nga puna ajo i gjeti ato të vrara me thikë.

Policia ruse tashmë po kërkon 41 vjeçarin Vitaly Molchanov, i cili është zhdukur pas vrasjes së Yana Saprunova, 13 vjeçe, dhe Elena Saprunova, tetë vjeçe.

Vetëm një muaj më parë 40 vjeçarja Valentina Saprunova u zhvendos 1,600 milje nga qyteza e saj në Siberi për të jetuar me të dashurin e ri, e bindur se kishte gjetur dashurinë.

Ajo nisi punë një spital në Rybinsk, në rajonin e Yaroslavl derisa një ditë i gjeti vajzat të copëtuara me thikë.
I dashuri i saj ishte parë që larogej me një biçikletë të bardhë.

Komiteti rus i hetimit ka hapur një çështje për vrasje të dyfishtë fëmijësh “të kryer me mizori ekstreme”.

Infermierja ishte njohur me Molchanov gjashtë muaj më parë, por nuk ishte në dijeni të dënimit të tij të mëparshëm për vrasje e përdhunim.

Një gazetë lokale shkruante: “Vitaly e kishte fshehur me kujdes të kaluarën e tij kriminale nga e dashura e re. Ndryshe kjo grua nuk do të ishte çrrënjosur nga rajoni Omsk për në Rybinsk bashkë me dy fëmijët.”

Mjeksia ligjore përcaktoi se dy vajzat e vogla ishin përdhunuar para vrasjes. Autoritetet shtuan se Molchanov ishte liruar nga burgu vetëm në dhjetor të vitit të shkuar pas dënimit për “krime të rënda, përfshi edhe vrasje”.

Babai i vajzave të vdekura ishte majori i policisë Valentin Suprunov me të cilin Saprunova është divorcuar dhe ka edhe një djalë të rritur Sergey, 19 vjeçar.

Top Channel