Mungesë e ujit të pijshëm/ Banorët e fshatit Gollobordë në Maliq protestojnë për herë të dytë

17/09/2020 18:16

Mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që banorët e fshatit Gollobordë në Maliq të protestojnë për të dytën herë.

Ky është një prej problemeve që shqetëson shumë fshatra e qytete të Shqipërisë por në kushtet kur mbajtja e higjienës së lartë është domosdoshmëri për shkak të pandemisë, mungesa e furnizimit me ujë rëndon se tepërmi situatën.

Teksa kanë bllokuar rrugën në shenjë revolte kjo gjendje që është e vështirë në përditshmëri për shkak të koronavirusit bëhet edhe me shqetësuese.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Maliqit tha se ndërtimi i ujësjellësit është në fazë tenderimi ndërsa po shihen edhe mundësitë për zgjidhje alternative të problemit.

Në ditët kur apeli për të treguar kujdes bëhet edhe më i lartë për shkak edhe të fillimit të procesit mësimor në këtë fshat ashtu si edhe në fshatra të tjerë në shtëpi apo shkolla kujdesi maksimal është i pamundur të tregohet për shkak të mungesës së ujit.

Top Channel