19 familje blejnë 100ha tokë në SHBA për të krijuar ‘komunitetin e sigurt’ për afro-amerikanë

17/09/2020 19:16

19 familje amerikane që e quajnë veten “Iniciativa e Lirisë në Georgia” kanë blerë rreth 100 ha tokë dhe kërkojnë të krijojnë komunitetin e tyre të sigurt rural.

Ato thotë se vendi do të hetë hapësirë e sigurtë për njerëzit me ngjyrë.

Komuniteti do të gjendet rreth 130 milje në jug të qytetit të Atlanta.

Plani ka nisur vetëm disa javë më parë kur Renee Walters i telefonoi mikeshës Ashley Scott për t’i thënë se qyteza rurale Toomsboro kishte dalë në shitje. Scott është agjente pronash të patundshme.

“Ishte një tokë e mrekullueshme, kishte çmim të pranueshëm dhe ishte logjike që të krijonim diçka të mrekullueshme për familjet tona”, tha Scott.

Dy gratë po merrnin në konsideratë krijimin e një komuniteti të sigurt si një përgjigje kundër dhunës ndaj afro-amerikanëve prej policisë e racistëve, veçanërisht në vende si shteti i Georgia.

“Të shihje njerëzit tanë në protesta, sigurisht që është e rëndësishme të dalësh, por të sjell në mendje padrejtësitë ndaj njerëzve me ngjyrë. Ne duhet të krijojmë një vend dhe një hapësirë ku ne mund të jemi përsëri një fshat, apo një fis”, tha Walters.

Dy gratë më pas nisën të kontaktonin miq e familjarë të tjerë dhe panë se kishte interes të gjerë për projektin.
Tani që prona është blerë, grupimi ‘Freedom Georgia Initiative’ do të nisë ndërtimin e fermave, ambjenteve të zbavitjes e madje dhe një liqen për të peshkuar, me mundësinë për ta kthyer zonën një një qytet të vërtetë funksional.

Autorja e historiania amerikane Jessica Gordon Nembhard, tha se idea është shumë e përhapur gjatë historisë së SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Renee Walters thotë se vendi do të hetë hapësirë e sigurtë për njerëzit me ngjyrë.

Top Channel