Monica Medeiros, 19-vjeçe dhe Bruna Velsaces, 18 vjeçe, kanë humbur jetën tragjikisht teksa ndodheshin në një ekspeditë në ujëvarën Salto Caveires Lazes në Brazil. Dy mikeshat e ngushta, i pëlqenin shumë aventurat dhe si dëshmi për këtë realizuan një “selfie” në majë të ujëvarës.
Por kjo do të ishte fotografia e fundit e tyre, pasi njëra prej tyre rrëshqiti nga lartësia, e tjetra humbi baraspeshën e trupit duke tentuar për të shpëtuar mikeshën. Raportohet se të rejat kanë rënë nga 30 metra lartësi, gjë e cila çoi deri në fatalitet.
Sipas njoftimit Bruna Velasces ka humbur jetën menjëherë në vend, ndërsa Monica Mederios ka ndërruar jetë pak minuta më vonë duke mos i mbijetuar plagëve. Ky lajm i dhimbshëm ka trishtuar opinionin publik në Brazil si edhe miqtë e viktimave, të cilët i kanë kushtuar atyre mesazhe prekëse në rrjete sociale.
“Mezi prisnim të festonim ditëlindjen e 19-të të Brunas më 28 shtator. Ka qenë një vajzë shpirtmirë dhe tepër e bukur”, ka shkruar një mikeshë e vajzave.
Mediat lokale ndërkaq, raportojnë se ujëvara Salto Caveires Lazes është i ndaluar për vizitorë, megjithatë kjo nuk po i ndal të rinjtë që të ngjiten në majë të saj dhe të realizojnë fotografi.
Top Channel