Korrespodenti i Top Channel në Athinë Artur Bibe dha në emisionin Open detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me atë grek Mitsotakis.

Bibe raportoi se takimi prodhoi mjaft pozitivitet: Iu dha rast Ramës të shpjegonte sy më sy të gjitha gjërat. Të dy palët mendohet se tashmë e kanë një ‘road map’ për atë që është shporta e problemeve të mbartura deri më 80 vjet por dhe të reja.

Eni Vasili: A ka rënë dakord pala greke për idenë e zgjidhjes së kufiirit në gjykatë?

Bibe: Rama ka thënë për një palë të tretë mike, kjo palë duhet të jetë Italia, pasi para pak muajsh ka pasur një marrëveshje shumë të drejtë dhe Greqia mund të pranojë, pra që vendi mik është Italia.

Dua të them, se pala greke ishte shumë kënaqur. Mitsotakis dhe Rama u larguan nga takimi por ngelën anëtarët e ekipit grek, dhe ata thanë të gëzuar : Okej tashmë e kemi një bashkëbisedues.

Ndërkohë Rama ua ka bërë të ditur se gjithçka do bëhet sipas konventës ndërkombëtare.

Top Channel