Ferdinand Dervishi: Ja ç’do të ndodhë nëse marrëveshja për detin shkon në Gjykatën Ndërkombëtare

16/09/2020 22:49

I ftuar në emisionin “Open” është gazetari Fredinand Dervishi.

Gjatë fjalës së tij ai argumentoi se marrëveshja për detin është e vështirë të ndodhë, si fryt i një marrëveshjeje dypalëshe të arritur midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo kushtëzohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Sipas Dervishit, edhe nëse kjo çështje do të kalojë në Gjykatën Ndërkombëtare, duke qenë se ata janë strikt në zbatimin e ligjit të detit, nuk mund të dalin kundër asaj që ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Fredinand Dervishi: Sipas mendimit tim, nëse kjo çështje shkon në Gjykatë Ndërkombëtare, ka pasur precedent të shteteve të tjera që i kanë çuar në Gjykata Ndërkombëtare probleme të ngjashme. Ka shumë të ngjarë që në Gjykatë Ndërkombëtare, duke qenë se ata i zbatojnë ligjet e detit në mënyrë shumë korrekte, të mos na vijnë neve aty ku duam me atë çfarë vendosi gjykata jonë Kushtetuese. Është shumë e vështirë ta bëjë këtë çfarë na ka ngec ne sharra në gozhdë midis Shqipërisë dhe Greqisë për detin. Është më e lehtë ta bëjë një marrëveshje dypalëshe Greqi-Shqipëri, se sa një Gjykatë Ndërkombëtare.

Eni Vasili: Asnjë kryeministër nuk e dëshiron këtë patate të nxehtë në dorë.

Fredinand Dervishi: E kuptoj. Prandaj Edi Rama thotë një palë e tretë mbikëqyrëse, edhe e hedh këtë si version të parë, sepse është më e vështirë që një Gjykatë Ndërkombëtare ta bëjë, pasi do të bie ndesh direkt me ato linja të kuqe shumë të forta që ka vendosur gjykata jonë Kushtetuese. Ndarja e detit midis Greqisë dhe Shqipërisë, tashmë duhet të bëhet duke zbatuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe nuk bëhet. Duhet të bëhet një vendim tjetër, të rrëzohet ky vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të fillojë edhe njëherë nga e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA